Policia e Tiranës ka arrestuar një 21-vjeçar me iniciale E.Sh., pasi përndiqte në mënyrë të vazhdueshme ish të dashurën e tij. Mësohet se e reja ndihet e kërcënuar dhe e pasigurt për jetën.
Policia po punon për zbardhjen e mëtejshme të ngjarjes.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. Sh., 21 vjeç, pasi në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur ish të dashurën, duke i krijuar asaj gjendje frike dhe pasigurie për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme” thuhet ne njoftimin zyrtar te policisë.
Fax web