Policia e Elbasanit ka arrestuar ditën e sotme një 29-vjeçar, i cili përndiqte dhe kërcënonte në mënyrë të vazhdueshme përmes telefonatave dhe mesazheve në rrjete sociale një 21-vjeçare.
Matrialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Elbasanit, për veprime të mëtejshme proceduriale.
Njoftimi i plotë i policisë: Elbasan
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, arrestuan në flagranc shtetasin:
S.B., 29 vjeç, banues në Elbasan, pasi ky shtetas në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur, kērcënuar dhe shqetësuar nëpërmjet telefonit dhe në rrjetet sociale një shtetase 21 – vjeçare.
Matrialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës parë Elbasan, për veprime të mëtejshme proceduriale.
elbasani flash