Një 23-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e Policisë italiane. I riu e kishte të ndaluar të takonte ish-të dashurën pas pajisjes me urdhër mbrojtjeje nga kjo e fundit.
Duke anashkaluar ligjin shqiptari i është afruar ish-të dashurës e cila e kishte denoncuar disa herë për dhunë dhe përndjekje.
Ndaj shqiptarit është vendosur masa e arrestit të shtëpisë deri në përfundimin e hetimeve.