Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 35-vjeçar pasi ka përndjekur vazhdimisht një 23-vjeçare dhe familjarët e saj.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin M. C., 35 vjeç, banues në Durrës
Sipas hetimeve paraprake, ai dyshohet se ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme një shtetase 23 vjeçe dhe familjarët e saj, banues në fshatin Xhafzotaj.”– njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme procedurale.