Prokuroria e Shkodrës ka nisur hetimet për një shtetase 50-vjeçare, e cila akuzohet se ka përndjekur dhe fotografuar një 57-vjeçar.
Njoftimi i policisë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen Sh. M., 50 vjeçe, banuese në Shkodër, pasi ka bërë kallëzim një shtetas 57 vjeç, banues në Shkodër, se kjo shtetase e ka përndjekur dhe fotografuar.