Një person është plagosur mbrëmjen e sotme si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në aksin Elbasan-Librazhd në fshatin Labinot Fushë.
Dy makina u përfshinë në aksident duke lënë një të plagosur lehtë, jashtë rrezikut për jetën.
I plagosuri është transportuar në spital, ndërsa policia ka nisur hetimet. Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë mungesa e ndriçimit dhe shpejtësia./ Abcnews.al