Një aksident ka ndodhur këtë të diel në aksin rrugor Rubik-Rrëshen. Sipas asaj që ka mësuar gazetari Martin Marku një makinë me targa të Kosovës dhe një makinë me targa shqiptare janë përplasur.
Paraprakisht dyshohet për të plagosur. Siç duket nga pamjet, aksidenti ka qenë i fortë. Një prej makinave është përmbysur në mes të rrugës. Atje ka shkuar urgjenca që po i jep ndihmën e parë një gruaje të lënduar.
Dëmet duket se kanë qenë të mëdha pasi në rrugë kanë mbetur copat e xhamave të thyer. Si pasojë e përplasjes një makinë tjetër ka përfunduar jashtë rrugës.
Deri më tani nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti. Policia nuk ka dalë ende në një njoftim zyrtar, megjithatë po vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të plota të përplasjes./tvklan.al