Përplasen dy makina në Elbasan, plagoset një person ! Dërgohet me urgjencë në spital

0
236

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan, në afërsi të markatës së qytetit. Burime bëjnë me dije për gazetarin Aldo Kozarja se në aksident janë përfshirë një automjet tip Smat dhe një tjetër tip BMW.

Nga aksidenti ka mbetur e plagosur një djalë ndërsa një vajzë ka pësuar lëndime më të lehta jashtë rrezikut për jetën.

I plagosuri është dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit./mv.abcnews.al