Përplasen dy makina në Vlorë, marrin para bariun që po kalonte rrugën

0
222

Një aksident është regjistruar në autostradën Vlorë-Fier”, në vendin e quajtur “Kripa”.

Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe më pas është goditur edhe një bari rreth 75-vjeç që ishte duke kaluar rrugën.

I dëmtuari 75-vjeçari Naun Kacani është dërguar në spitalin e Vlorës në gjendje të rëndë shëndetësore

“Rreth orës 10:40, në autostradën “Vlorë-Fier”, në vendin e quajtur “Kripa”, automjeti me drejtues një 33 vjeçar, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin 74 vjeç. Nga përplasja e automjeteve është dëmtuar një këmbësor në këtë zonë, rreth 75 vjeç, i cili është transportuar në spital, ku është në kujdesin e mjekëve.

/abcnews.al/