Të paktën 22 persona u plagosën sot, 22 dhjetor, në kryeqytetin iranian, kur një tren metroje në linjën Teheran-Karaj doli nga shinat.
Agjencia Tasnim, e cila ka publikuar pamje nga vendi i aksidentit, raporton se njëri prej të lënduarve ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Sipas medieve lokale, dalja nga shinat është shkaktuar nga përplasja e trenit me një tjetër pranë stacionit Chitgar, linja 5 e metrosë së Teheranit.
Deri më tani nuk janë dhënë detaje të tjera për rrethanat e aksidentit.
Në vendngjarje kanë shkuar disa autoambulanca dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të përplasjes.