
Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në qendër të qytetit të Beratit, pranē stadiumit të vjetër. Një mjet, tip Mercedes Benz, është përplasur në kryqëzimin e rrugës me dy mjete të një filiali banke, njëra prej tyre me vlera monetare.
Pas përplasjes së fuqishme, që ka shkaktuar panik tek kalimtarët, shoferi i dehur në timon ështē larguar me shpejtësi nga vendngjarja, por është kapur disa metra më poshtë nga patrullat e policisë.
Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të shumtë të sektorit të qarkullimit rrugor që po punojnë për të zbuluar shkaqet e aksidentit.
Paraprakisht, nga ana e policisë,janë marrë edhe kamerat e sigurisë së bizneseve përreth për të evidentuar shkaktarin e aksidentit, ndërkohë që konfirmohet se drejtuesi i mjetit tip Benz ishte i dehur.
Aksidenti fatmirësisht nuk pati pasoja në njerëz edhe pse të dyja anët e rrugës ishin me kalimatrë të shumtë.
