Polici që dyshohet se shkaktoi aksidentin në Selitë, duke përplasur makinën me të cilën po eskortohej djali i gjyqtares Irena Gjoka, është gjobitur.
Ardjan Disha është efektiv i Policisë Rrugore në Elbasan. Një natë më parë, ai u përplas me makinën që drejtohej nga Izidor Heta dhe që po eskortonte nga Rinasi djalin e Gjokës
Sipas dëshmisë së gardistëve, polici udhëtoi pas tyre që nga Rinasi e deri në Selitë, aty ku shkaktoi përplasjen. E paralajmëruam tre herë që të mos hynte në eskortë, thonë gardistët, por efektivi nuk na u bind.
Vetë Disha pretendoi se ishte lagështira në rrugë që e bëri të humbasë kontrollin dhe të rrëshqasë. Ndërkohë vazhdon hetimi dhe janë kërkuar të merren kamerat për të parë çfarë rregullash ka shkelur polici.
Top Channel