Ajas Sulejmani, 39 vjeçari që shkaktoi aksidentin e rëndë në rrugën e Kavajës në Tiranë dhe më pas u largua nga vendi ngjarjes ka qenë në kërkim nga Anglia për trafik droge.
Ngjarja e rëndë u regjistrua mesditën e kësaj të diele te rruga e Kavajës. Një çift bashkëshortësh dhe fëmija e tyre 3 muajsh u përplasën nga Sulejmani. Sipas asaj që njoftoi policia, ata janë dërguar në spital ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë shoferi braktisi makinën “G Class” dhe u largua nga vendi i ngjarjes pas aksidentit. Abc mëson se disa minuta pas ngjarjes së rëndë është vënë në pranga i afërmi i shoferit i cili ishte bashkë me të në makinë kur ndodhi aksidenti.
/abcnews.al