Një 37-vjeçar është arrestuar këtë të shtunë në Elbasan, pasi është përfshirë në një aksident në aksin “Librazhd-Elbasan”.
Sipas informacioneve të policisë, automjeti që ky shtetas drejtonte ka aksidentuar shtetasin 31 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë. Mësohet se 31-vjeçari ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë, nën kujdesin e mjekëve.
“Sektori i Qarkullimit Rrugor në vijim të veprimeve procedurale në lidhje me aksidentin rrugor, të ndodhur ditën e djeshme, në aksin “Librazhd-Elbasan”, arrestoi në flagrancë shtetasin 37 vjeç, pasi automjeti që ky shtetas drejtonte ka aksidentuar shtetasin 31 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë. 31-vjeçari është në kujdesin e mjekëve, në spitalin e Traumës Tiranë.”, thuhet në njoftimin e policisë.