Përplasi në rrugë të miturën dhe e bëri për spital, arrestohet i riu në Vlorë

0
104

DVP Vlorë

Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin H. B., 22 vjeç, banues në Vlorë, pasi ditën e djeshme, në rrugën “Ismail Qemali”, duke drejtuar motomjetin, ka aksidentuar një shtetase të mitur, 10 vjeçe, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, për veprime të mëtejshme.