Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në aksin rrugor “Mbikalimi i Patokut-Laç”, ku një 59-vjeçar humbi jetën pasi u përplas nga një automjet, drejtuesi i të cilit u largua nga vendngjarja.
Pas hetimeve të Policisë Rrugore, është identifikuar autori i dyshuar, një 35-vjeçar nga Tirana, i cili tashmë është shpallur në kërkim. Autoritetet po vijojnë punën për kapjen e tij.
Në vijim të informacionit të dhënë më datë 29.05.2025, për aksidentin e ndodhur në aksin rrugor “Mbikalimi i Patokut-Laç”, bëjmë me dije se nga veprimet hetimore të kryera nga specialistët e Sektorit të Policise Rrugore, është bere i mundur identifikimi i drejtuesit te automjetit që dyshohet se ka shkaktuar aksidentin, shtetasi D. N., 35 vjeç, banues në Tiranë.