Një 68 vjeçar nga Tirana është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi në orët e para të mëngjesit të djeshëm ka përplasur për vdekje një shtetase të moshës 30-35 vjeçe, e cila është ende e paidentifikuar.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor të Durrësit i kanë referuar materialet Prokurorisë së qytetit bregdetar, për veprime të mëtejshme.
“Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin Dh. R., 68 vjeç, banues në Tiranë, pasi në orët e para të mëngjesit të djeshëm, duke drejtuar automjetin, ka përplasur një shtetase rreth moshës 30 – 35 vjeçe, ende të paidentifikuar, e cila për pasojë, ka humbur jetën”, njofton Policia.