Përplasja me policinë, i bie të fikët Agron Gjekmarkajt

0
2

Nënkryetarit të Kuvendit, Agron Gjekmarkaj, i ka rënë të fikët pas përplasjes me policinë te “Pallati me shigjeta”.

A2 mëson se ai u përmend pas ndihmës së dhënë nga qytetarët.

Sali Berisha reagoi direkt për këtë incident.

“Kriminelë me uniformë kanë goditur Agron Gjekmarkajn. Ky është akt kriminal i porositur direkt nga Edi Rama. Ai po ndjek me tmerr protestën dhe po targeton drejtuesit e saj. Mos prekni asnjë protestues, janë në të drejtën e tyre kushtetuese”, tha kreu i Partisë Demokratike. (A2 Televizion)