Zbulohen detaje të reja për përplasjen me armë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Durrësit.
Sipas burimeve nga grupi hetimor bëjnë me dije se sherri mes dy grupeve ka nisur dy orë para vrasjes pasi grupi kundërshtar kishte rrahur djalin e 39 vjeçarit, Erald Gjinin.
Armando Baboçi ka dalë nga banesa për të sqaruar sherrin. Në një moment grupi i djemve të armatosur dhe të maskuar I kanë zënë pritë me makinë dhe më pas sherri ka degjeneruar me sende të forta dhe me përdorimin e armëve.
39 vjeçari ishte babai I katër fëmijëve dhe Eraldi, 19 vjeç ishte djali më i madh. Ai do të varroset në vendlindjen e tij në qytetin e Laçit.
Për këtë ngjarje deri tani policia ka arrestuar 5 persona ndërsa ka shpallur në kërkim 3 të tjerë. Eraldi 19 vjeç ndodhet i shtruar në spital pasi është I plagosur me armë zjarri.
Ora news