Përrallore! I dashuri i propozon fejesë këngëtares së njohur pranë detit (FOTOT)

0
358

Këngëtarja e njohur, Demi Lovato është fejuar mbrëmjen e djeshme. I dashuri i saj, Max Erich, i ka propozuar Demit pranë detit dhe këtë e ka bërë të ditur vetë ajo përmes disa fotove të publikuara në Instagram.

“Kur isha vajzë e vogël, babai im  gjithmonë më quante ‘partneren e tij të vogël’, diçka që mund të dukej e çuditshme…Për mua ka kuptim të përsosur. Dhe sot ajo fjalë ka kuptim të përsosur përsëri. Sot zyrtarisht do të jem partneri i dikujt tjetër ”, ka shkruar Demi krah pamjeve si në përralla.

Më tej ajo shtoi se “unë e dija se të kam dashur që në momentin që të takova. Ishte diçka që nuk mund ta përshkruaj për këdo që nuk e ka përjetuar atë në herën e parë, por për fat të mirë edhe ti, kurrë nuk u ndjeva aq e dashur pa kushte nga dikush në jetën time (përveç prindërve të mij) . Ti kurrë nuk më bën presion të jem dikush tjetër, përveç vetvetes. Dhe ti më bën të të jem versioni më i mirë i vetvetes. Jam e nderuar që pranoj propozimin tënd për martesë. Të dua më shumë sesa një titull mund të shprehet, por unë jam gati për të filluar një familje dhe jetë me ty”./

abc