Përroi i Namazderes në Elbasan i tejmbushur me mbeturina, banorët: Po na rrezikohet shëndeti, duhen vënë gjoba!

0
259

Perroi i Namazderes në lagjen 5 maji në Elbasan paraqitet tejet i ndotur. Edhe pse në zone ka kontenierë shpesh banoret gjejnë rrugen e shkurtër duke i hedhur mbetjet në përrua.

Qytetarët e dënojne këtë sjellje te tyre, por ka nga ata që shprehen se pushteti lokal duhet të shtojë koshat dhe ti tërheqe më shpesh mbetjet e akumuluara.

Pamjet e siguruara nga Fax News tregojnë se si përroi është shterruar për shkak të temperaturave të larta dhe është ndotur nga mbetjet e hedhura nga vetë qytetarët.

Bashkia u ka bërë thirrje për të qenë më të kujdesshëm megjithatë qytetarët duket se e kryejnë këtë veprim të detyruar nga fakti se mbeturinat e grumbulluara tejmbushin koshat me javë të tëra.

Shtrati i përroit është mbushur me mbetje duke rrezikuar shëndetin e banorëve përreth, sasi të mëdha edhe të plastikës që kërkon shumë kohë për tu asgjësuar.

Të pyetur nga gazetarja e Fax News Entela Duka banorët thanë se vetëm në rast gjobe do ndalonin këto hedhje pa kriter të mbeturinave në përrua përndryshe situata do vijojë e njëjtë.

Janë të papërgjegjshëm, sjell ndotje të mëdha. Duhet të jenë më të kujdesshëm, u duhen vënë gjoba.

Rreziku është i madh, ka kosha ska pastruese. Ujë skemi po ashtu, në këtë kohë pandemie është skandaloze të jetë kjo papastërti”- u shprehën banorët.

fax web