Përse mungoi Ronaldo në derbi?! Në Angli shpërthejnë polemikat

0
131

Në Premier League ka pikëpyetje të mëdha dhe polemika për Cristiano Ronaldon. Sulmuesi portugez ishte mungesa e madhe e derbit të Manchesterit ku zyrtarisht mësohet se ishte për shkak të problemeve fizike.

“Ai është një makinë, dëmtohet shumë rrallë. Ka diça që nuk më duket normale këtu…” ishte reagimi i Roy Keane kur mori vesh për mungesën e Ronaldos.

Siç shkruan shtypi anglez, lojtari iku nga Manchesteri direkt për në Portugali për t’u kuruar për dëmtimin e tij në kofshë dhe kjo sjellje nuk u ka pëlqyer aspak tifozëve.

Flitet për një raport jo shumë të mirë me trajnerin Rangnick apo me disa lojtarë të “djajëve të kuq” por gjermani u mundua të konfirmonte mungesën për shkak të problemeve fizike.

“Mjeku erdhi tek unë të premten në mëngjes para stërvitjes dhe më tha se Cristiano Ronaldo nuk mund të stërvitej për shkak të problemeve me përkuljen e ijeve dhe e njëjta gjë ishte e vërtetë të shtunën. Kjo është arsyeja pse ai nuk mund të ishte pjesë e grupit”, tha tekniku gjerman.

Nga ana tjetër, kjo zgjedhje u kritikua, veçanërisht nga motra e CR7, Katia Aveiro, e cila shtoi edhe më tepër dyshime duke pëlqyer një postim në Instagram, i cili sfidon këtë vendim. “Ronaldo ishte 100%, ai nuk luajti vetëm për arsye teknike dhe taktike”, thuhet në një postim të pëlqyer pikërisht nga motra e sulmuesit./Ora News/.