Përse ndihemi kaq të lodhur me ardhjen e vjeshtës? Ekspertët zbulojnë arsyet

0
171

Vjeshta është padyshim një nga stinët më të bukura të vitit. Ajo ka një ushtri adhuruesish dhe të apasionuarish pas saj. Megjithatë, ardhja e vjeshtës shoqërohet me një plogështi të thellë, arsyet e të cilës ekspertët i kanë kopsitur mjaft qartë.

Me ardhjen e vjeshtës, njeriu pëson një rënie të fortë të energjisë dhe ndihet tepër i lodhur,pa fuqi dhe me dëshirën e fortë për të fjetur me ditë të tëra.

Përse Ndihemi Kaq Të Lodhur Me Ardhjen e Vjeshtës?

Një nga arsyet e para që njeriu ndihet i lodhur është prania e viruseve në ajër të cilët shkaktojnë të ftohurën. Këto viruse lulëzojnë më shumë në pranverë dhe në vjeshtë. Arsyeja e dytë është dita më e shkurtër. Vjeshta vjen dhe nuk i gëzohemi dot më ditëve të gjata plot me diell. Mungesa e dritës së diellit ndikon direkt tek energjia e trupit dhe ndryshon disa prej ritmeve natyrale të trupit. Ushqyerja ndryshon gjithashtu me ardhjen e vjeshtës. Ushqimet bëhen më të rënda dhe njeriu i dorëzohet më lehtë joshjes së karbohidrateve tek makaronat apo gjellët e shtëpisë.