Braziliani dhe francezi s’po mund ta shikojnë njëri-tjetrin në sy
Marrëdhëniet e Kylian Mbappe dhe Neymar përsëri janë burim i problemeve në Paris Saint-Germain. Këto probleme dolën në sipërfaqe në fitoren e tyre kundër Juventus, kur Mbappe goditi topin nga një kënd i ngushtë në vend që të pasonte të Neymar që do të shënonte gol, kurse braziliani i dha atij shikimin duke ja bërë të qartë ndjenjat e tij për këtë rast.
Mbappe është dashur që të pasojë të shoku i tij i skuadrës, pak njerëz debatojnë për këtë, por ky është një tjetër shembull i egoizmit të francezit që është parë në ndeshjet e fundit.
Komentet e Galtier
Trajneri i PSG-së, Christophe Galtier është duke u përballur me një situatë sprovuese në Parkun e Princave dhe ai ka hedhur poshtë këto pretendime për mediat.
“Marrëdheniet në mes të tyre janë shumë të mira, nuk dua të flas për to”, tha Galtier. “Ata gjithmonë e bëjnë nxehjen së bashku. Ishte një situatë në ndeshje, kam folur për këtë me Kylian dhe mendoj që ai e ka diskutuar me Neymar”.
“Kishte dy faza të këtij incidenti. Në fillim, ishte e vështirë për Kylian të pasonte dhe e dyta kur ai vendosi të shytonte nuk mund ta shihte Neymar. Duket e lehtë por në fushë është shumë e vështirë. Ishin dy sekonda që ai ta merrte vendimin dhe Kylian ishte i fokusuar për ta përfunduar aksionin. Jam i bindur që ai dëshiron t’i jep asiste Neymar dhe ndjejë që nuk kanë tensione me njëri-tjetrin”, tha Galtier. /GazetaExpress/