Përshkallëzon konflikti, kërcasin armët në Berat, 55-vjeçari qëllon në ajër, shpallet në kërkim nga policia

0
110

Qëlloi me armë zjarri në ajër, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, Policia identifikon autorin dhe është vënë në ndjekje të tij.

Në lagjen “30-vjetori”, dyshohet se pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ndërmjet shtetasve I. M., 55 vjeç dhe E. Z., 25 vjeç, shtetasi I. M. ka qëlluar me armë zjarri në ajër.

Shërbimet e Policisë po vijojnë intensivisht krehjen e zonës, me qëllim kapjen e 55-vjeçarit. Ndërkaq, është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Berat, shtetasi E. Z., për t’u marrë në pyetje në lidhje me rrethanat e konfliktit.

Grupi hetimor vijon punën në vendngjarje, për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.