
Policia e kryeqytetit ka goditur dy raste të armëmbajtjes pa leje dhe të përshtatjes së lokalit për përdorim e shitje të drogës. Gjatë operacionit “Mix” është arretsuar punonjësi i një lokali që ishte përshtatur për përdorim dhe shitje droge, ndërsa është shpallur në kërkim pronari 26-vjeçar. Sipas policisë gjatë kontrollit u gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë, municion luftarak, 3 krehër pistolete, 4 armë të ftohta dhe prova të tjera materiale.
Njoftimi i Policisë Tiranë
Vijojnë kontrollet intensive bazuar në inteligjencën policore për të parandaluar, evidentuar dhe goditur çdo rast të tentativës për ushtrim të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.
Si rezultat i kontrolleve në kuadër të operacionit “Mix” janë goditur dy raste të armëmbajtjes pa leje dhe të përshtatjes së lokalit për përdorim e shitje të drogës.
Shpallet në kërkim pronari i lokalit që kishte përshtatur lokalin për shitje e përdorim droge dhe në lokal mbante armë zjarri pa leje.
Arrestohet gjatë operacionit “Mix” punonjësi i lokalit, i dyshuar si bashkëpunëtor në këtë veprimtari të kundraligjshme.
