Persona të maskuar sulmojnë dy gazetarë në veri të Kosovës

0
117

Dy gazetarë janë sulmuar nga persona të panjohur në veri të Kosovës, në afërsi të Shkollë teknike në Mitrovicën e Veriut.

Sulmi ka ndodhur pak orë pasi Policia e Kosovës ka shtuar prezencën e saj në atë pjesë të Kosovës.

Makina me të cilën po udhëtonin, producenti Valdet Salihu dhe gazetarja Shkodrane Dakaj janë sulmuar nga persona të maskuar në afërsi të Shkollës teknike në Mitrovicën e Veriut, shkruan Express.

Gjithashtu në drejtim të veturës janë hedhur mjete të forta dhe është goditur nga këta persona. Megjithatë gazetarët kanë arritur që të shpëtojnë pa lëndime fizike nga ky sulm.

Nga mbrëmë Mitrovica e Veriut është në tensione pas vendosjes së pjesëtarëve të policisë në këtë zonë. Mbrëmë rreth orës 23:00 në vendbanimin Serbovc në komunën e Zveçanit patrulla e policisë është sulmuar me armë zjarri./abcnews.al/