Përurohet ura prej xhami, “Dragoi i bardhë” 150 metra i gjatë, atraksioni më i ri turistik

0
131

Vietnami përuron një atraksion të ri për turistët, një urë spektakolare me fund xhami, mbi një xhungël të gjelbëruar. Ura e këmbësorëve “Bach Long”, emri i së cilës përkthehet “Dragoi i bardhë”, pritet të hyjë në rekordet “Guinnes” si struktura më e gjatë në botë.

Vienami ka ndërtuar një nga urat më spektakolare në botë. E quajtur “Bach Long” ose “Dragoi i bardhë”, ura e këmbësorëve ofron një pamje mahnitëse dhe është kthyer në atraksion për turistët.

 “Bach Long” shtrihet në provincën Son La në një luginë dramatike midis dy majave, me një gjatësi totale prej 632 metrash. Dyshemeja e urës është bërë nga një lloj xhami i prodhuar në Francë, mjaftueshëm i fortë për të mbajtur deri në 450 njerëz në të njëjtën kohë.

 “Kur qëndrojnë në urë, udhëtarët do të jenë në gjendje të admirojnë bukurinë e natyrës”, tha Hoang Manh Duy, një përfaqësues i turizmit.

Kompania thotë se është ura më e gjatë në botë me fund xhami, që tejkalon një strukturë 526 metra në Guangdong, Kinë. Zyrtarët nga Guinness World Records pritet të verifikojnë pretendimin muajin e ardhshëm.

Drejtuesit vietnamezë të turizmit po përpiqen të joshin vizitorët, pas dy vitesh mbylljeje për shkak të Covid-19.

Vietnami do të presë Lojërat e Azisë Juglindore pas dy javësh  me më shumë se 10,000 atletë dhe staf sportiv nga vendet e rajonit në rrugë.

“Shpresoj se ura do të joshë më shumë turistë vendas dhe ndërkombëtarë në zonën tonë,” tha banori vendas Bui Van Thach pasi kaloi nëpër të.

Bach Long është ura e tretë prej xhami në Vietnam.