U përurua sot zyra e parë digjitale e punësimit, e cila iu vjen në ndihmë personave me aftësi të kufizuara në kërkim të një vendi pune. Kjo zyrë u ndërtua nga Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive (AKPA) në bashkëpunim me Vodafone Albania, si pjesë e kontributit për zhvillimin ekonomik e social në vend dhe impenjimit që askush të mos mbetet pas.
Në ceremoninë e përurimit ishin të pranishëm ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, Drejtoresha e Përgjithshme e Vodafone Albania, Katia Stathaki, drejtori i AKPA-s, Klevis Hysa si dhe persona me aftësi të kufizuara në lëvizje, shikim e dëgjim, të cilët janë edhe përfituesit direkt të këtij investimi.
Ambientet janë transformuar, duke i bërë sa më të përshtatshme për personat me aftësi të kufizuara, falë hapësirave e sinjalistikës përkatëse. Për personat me aftësi të kufizuara në lëvizje janë vendosur në hyrje një derë automatike dhe një rampë, sipas standardeve të përcaktuara. Gjithashtu është krijuar një zonë vetshërbimi, teksa mausi ergonomik u vjen në ndihmë këtyre personave për të aksesuar lehtësisht shërbimet online. Kompjuteri brail përdoret nga njerëzit me vështirësi në shikim për të aksesuar shërbimet publike në internet. Nëpërmjet pajisjes daisy reader dëgjohen mesazhet zanore, të cilat shpjegojnë të gjitha shërbimet dhe procedurat e Zyrës së Punës. Zona e vetshërbimit, asistuar edhe nga personeli i zyrës, do t’i ndihmojë personat që nuk flasin apo nuk dëgjojnë me takime virtuale.
“Në Vodafone Albania kemi Kontratën Sociale, e cila nuk është gjë tjetër veçse përpjekja jonë për t’i kthyer mbrapsht shoqërisë. Kjo zyrë digjitale punësimi për personat me aftësi të kufizuara është thjesht një shembull i Kontratës Sociale. Vitet e fundit kemi investuar në shoqërinë shqiptare më shumë se 6 milionë euro, pasi besojmë se kompania jonë duhet të përparojë paralelisht me shoqërinë”, u shpreh Katia Stathaki, CEO e Vodafone Albania, e cila shtoi gjithashtu se kjo zyrë nuk është e vetmja mënyrë se si Vodafone kontribuon në Shqipëri për personat me aftësi të kufizuara. Aktualisht në këtë kompani janë të punësuar disa persona me aftësi të kufizuara, si në rrjetin e dyqaneve, ashtu edhe në zyrat qendrore të kompanisë. Vodafone beson se secili ka vendin e vet në shoqëri e se gjithkush mund dhe duhet të kontribuojë në komunite