Tashmë në ditën e pestë fusha e mbetjeve urbane në Elbasan vazhdon të çlirojë tym dhe gazra toksik që mbulojmë qytetin nga vatrat e zjarrit në landfill.
Duket se urdhëri i kryeministrit Edi Rama që vatrat e mbetura të zjarrit të shuhen brenda natës së djeshme (4 Korrik), ka shkuar shkuar në “tym”.
Në landfill dje ishin të pranishëm ministri Arbjan Mazniku, kryebashkiaku Gledian Llatja dhe Prefekti Ilir Bejtja, të cilët kanë monitoruar nga afër situatën.
Edhe pse nuk ka me zjarr mbetjet vazhdojnë te digjen në thellësi të tyre duke helmuar një qytet të tërë.

Edhe pse është përfshirë disa herë nga flakët në vite të ndryshme, kjo është hera e parë që zjarri ne ladfillin e Elbasanit zgjat me ditë të tëra.
Në terren vazhdojnë të jetë të angazhuar forcat zjarrfikëse të Elbasanit dhe bashkive fqinje, emergjencat civile dhe ushtria me mjetet e saj.
Kur temperaturat shënojnë mbi 40 gradë, Elbasani po përballet me një emergjencë mjedisore, mijëra qytetarë prej 5 ditësh thithin ajrin toksik.
E vështirë paraqitet situata edhe në bashkitë fqinje mbetjet urbane të të cilave kanë mbetur rrugëve pasi në këto kushte nuk mundet ti depozitojnë më landfillin e Elbasanit.
Ndërkohë, është shfaqur një krizë e re, mungesa e dherave, të cilat janë thelbësore për të menaxhuar emergjencën në vijim. Meqenëse vatrat e zjarrit janë të shpërndara në disa shtresa të mbetjeve dhe janë të thella, nevojiten sasi të mëdha dheu për të realizuar një mbulim efektiv.
Në këtë kuadër, gjatë natës së fundit kanë mbërritur në landfillin e Elbasanit rreth 50 kamionë me dhera nga zona të ndryshme të Tiranës, një përforcim i domosdoshëm logjistik që synon të mbajë nën kontroll situatën, të paktën për momentin. Megjithatë, ekspertët shprehen se kjo është vetëm një zgjidhje e përkohshme.
Djegia në thellësi, një proces i vështirë për t’u ndalur me mjete të zakonshme, mund të vijojë për javë apo edhe muaj nëse nuk ndërhyhet me strategji afatgjata dhe mekanizma modernë të kontrollit dhe shuarjes së zjarreve nën sipërfaqe.
Kjo situatë ka nxjerrë në pah dobësitë e sistemit të menaxhimit të mbetjeve, qeverisjen lokale dhe atë qëndrore, teksa ka rritur ndjeshëm shqetësimet për pasojat afatgjata në mjedis dhe në shëndetin publik./ Pamfleti