“S’do mbeteni pa përkrahje”, Manja viziton shqiptarët në burgun “famëkeq” të Koridhalos

0
266

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka vizituar burgun e Koridhalosit në Greqi. Kjo vizitë është kërkuar nga vetë ministri shqiptar.

Ai theksoi se shqiptarët e burgosur në këtë burg nuk do mbeten pa përkrahje.

“Shqiptarët në burgjet e Greqisë nuk do të mbeten pa përkrahje nga shteti shqiptar”, tha ai.

Burgu i Koridhalos është institucion i sigurisë më të lartë në Greqi, ndërsa nuk kanë qenë të izoluara rastet kur shumë shqiptarë kanë humbur jetën për shkak të përplasjeve mes të burgosurve.

Kapaciteti i këtij burgu është për 1200 persona, por shpeshherë në media janë raportuar informacione se ky numër është tejkaluar për shkak të arrestimeve të shumta në vendin fqinj.