Pesë ditët e fundit të infektuarit me Covid në Shqipëri tejkaluan të prekurit që u zbuluan përgjatë të gjithë javës së shkuar. 2185 persona pozitivë ka raportuar Ministria e Shëndetësisë nga data 16 deri më 20 gusht ndërsa shtatë ditë më parë u gjetën 2033 raste pozitive. Të prekurit e rinj kanë ardhur në rritje çdo ditë. Të premten u shënuar dhe numri më i lartë i tyre, 535 raste. Aktualisht të infektuarit aktiv kanë arritur në 4615 vetë ndërsa infeksioni është përhapur në të gjithë territorin.
Tirana vijon të ketë numrin më të lartë, ndjekur nga Shkodra dhe Vlora. Më pak persona pozitiv ka Dibra, Kukësi dhe Korça. Rritja e të infektuarve ka shtuar dhe personat që kanë nevojë për trajtim spitalor. Në spitalin Covid-1 ndodhen 13 pacientë me tepër se javën e shkuar. Rritje te ndjeshme kanë pësuar dhe humbjet e jetëve prej Covid 19. Në pesë ditë u shënua më shumë se dyfishi i viktimave të javës së shkuar. 11 persona humbën jetën nga koronavirusi në Shqipëri. Numri më i lartë i viktimave prej 3 ditësh u shënua më 18 gusht.
Teksa shifrat e infektimeve dhe viktimave po rriten ekspertët e shëndetit publik përsërisin thirrjet për të marrë dozat anti Covid.Sipas tyre vaksinat nuk mbrojnë nga infektimi, por nga komplikacionet dhe humbja e jetës prandaj mjekët apelojnë se njëkohësisht duhen zbatuar dhe masat tjera për frenimin e infeksionit si mbajtja e maskës në mjedise të mbyllura dhe shmangia e grumbullimeve.
TË INFEKTUARIT ME COVID
16 gusht 200
17 gusht 451
18 gusht 477
19 gusht 522
20 gusht 535
Total 2185 të infektuar
TË INFEKTUARIT SIPAS QYTETEVE
Tirana 1781
Shkodra 739
Vlora 416
Fieri 409
Durrësi 261
Elbasani 239
Lezha 217
Berati 164
Gjirokastra 144
Korça 101
Kukësi 88
Dibra 56
HUMBJET E JETËVE PREJ COVID
16 gusht 2 humbje jete
17 gusht 2 humbje jete
18 gusht 3 humbje jete
19 gusht 2 humbje jete
20 gusht 2 humbje jete
Total 11 humbje jete
/Abcnews.al