Pesë punonjëse të një firme në autostradën Durrës-Tiranë paraqiten në Urgjencë me shenja helmimi

0
177

Punonjëse të një ndërmarrje në autostradën Durrës-Tiranë raportohet se kanë përfunduar në spital me shenja helmimi.

Nga urgjenca e Durrësit mësohet se janë 5 gra që pas ndihmës mjekësore janë stabilizuar.

“Mesditën e sotme janë paraqitur në spitalin e Durrësit, shtetaset O. A., 41 vjeçe, A. R., 26 vjeçe, M. Xh., 30 vjeçe, A. Gj., 35 vjeçe dhe J. K., 38 vjeçe, të cilat dyshohet se janë helmuar në ambientet e punës, në një firmë në autostradën Durrës-Tiranë. Aktualisht ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën” njoftoi policia

Njëra nga pacientet e shtruara duke folur nga spitali tha se kanë një numër i madh grash që kanë shfaqur të njëjtat simptoma.

“Sot ishim 25 veta. Shqetësimet na vinin avash-avash. Kishim dhimbje stomaku, fyti dhe koke.Te dhoma e doktorit aty na dhanë një kokërr për stomakun” tregoi ajo

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Priten analizat për të zbuluar shkakun.