Një grua shtatzënë ka arritur të shpëtojë bashkëshortin e saj teksa ai u sulmua nga një peshkaqen.
Ngjarja ka ndodhur në ishullin Florida Cruz ku Andreë Charles Eddy, ishte zhytur në ujë dhe u sulmua nga peshkaqeni.
Gruaja e tij Margot Dukes-Eddy në momentin kur i pa pajisjet e tij të zhytjes të mbuluara nga gjaku pa u menduar dy herë kërceu në ujë dhe u drejtua për të shpëtuar burrin e saj.
Pasi ariti ta shpëtonte dhe ta nxirrjte nga uji, menjëherë familjarët kishin telefonuar ndihmën e shpejtë.
Ai u dërgua me helikopter drejt spitalit në Miami ku ishte në gjendje kritike për jetën.
Eddy kishte pësuar plagë të thella në kraharor, gjë që vështirësoi punën e mjekëve por fatmirësisht ata arritën t’i shpëtonin jetën atij.
Çifti nga Georgia kishin shkuar për pushime në Florida, bashkë me familjarët e tyre.
Ora news