Peshkatari gjashtë ditë i zhdukur! Misteri, nuk është gjetur asnjë send personal i 63-vjeçarit, as celulari

0
2

6 ditë dite pas zhdukjes se 63-vjecarit Engjell Kanani pranë lumit Vjosa në afërsi të fshatit Kashisht nuk ka asnjë gjurmë të tij.

Burime nga vendi i ngjarjes thanë se mister mbetet fakti qe nuk është gjetur asnjë send personal i tij, si mjetet e peshkimit, çanta apo celulari.

Për më tepër celulari i 63 -vjecarit ka qenë i hapur deri 24 ore pas zhdukjes se Kananit teksa kishin nisur kërkimet për të. Familjarët dhe miku i tij 64-vjeçar e kanë telefonuar vazhdimisht në numrin e tij por megjithëse thirrja kryhej nuk përgjigjej askush.

Kërkimet janë shtrirë edhe ne kanalin Vjosë – Levan – Fier që lidhet me lumin Vjosa madje një grup familjaresh po kontrollojnë këtë zone prej dy ditësh duke iu bashkuar kështu operacionit te kërkimeve nga policia dhe ekipit të polumbarëve.

Krahas kërkimeve sektori i krimeve në komisariatin e Fierit ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. Engjell Kanani është baba i dy fëmijëve, bashke me një shokun e tij, të dy me banim ne Berat prej tre vitesh ushtronin peshkim amator ne lumin Vjosa.

Ditën e zhdukjes, të enjten e javës qe shkoi, dy shokët janë parë të peshkonin në vende të ndryshme në zonën e Kashishtit. Miku i tij ka deklaruar ne polici, se kishin lënë takim dhe orar për tu takuar por 63 vjeçari nuk erdhi në vendin ku kishin lënë takim. Pas disa orësh ku 63 vjeçari nuk përgjigjej në telefon, miku i tij denoncoi zhdukjen e tij. Kërkimet vazhdojnë.

 

Top Channel