‘Peshku’ i Vodës, Balla nuk i përmend as emrin: PS nuk mban përgjegjësi për persona që kanë hesap personal me drejtësinë, zonja në fjalë…

0
194

Kreu i grupit parlamentar në Partinë Socialiste, Taulant Balla, ka komentuar lëvizjet e fundit të SPAK që arrestuan kryetarin e Bashkisë së Lushnjes Fatos Tushe, dhe dhanë masën e arrestit të shtëpisë për zëvendësministren e brendshme Rovena Voda, nën akuzën e korrupsionit.

Balla tha se PS e ka bërë të qartë se cilido prej zyrtarëve të marrë nën hetim nga SPAK, duhet të përballet direkt  me drejtëinë, dhe do të distancohet nga PS.

Balla i bëri deklaratat e tij pas takimin me zëvendëskryeministrin e Malit të Zi Dritan Abazoviç.

Cila është përgjegjësia e PS

Balla: Kur ne kemi mbështetur prej ditës së parë Reformën në Drejtësi, ka qenë bindja jonë që institucionet duhet të godasin këdo që shkel ligjin dhe shpërdoron paratë publike, Fatos Tushe nuk është më pjesë e PS-së, ka detyrimin të bëjë betejën e tij ligjore, dhe zonja në fjalë për të cilën ju i referoheni.

PS nuk mban përgjegjësi për personat që kanë një hesap personal me drejtësinë, këto ditë kanë qenë dhe dy ish-kryebashkiakë të PD-së dhe LSI-së që janë marrë nën hetim, dhe ju e kuptoni dallimin që kanë forcat politike. Jemi shumë krenar që kemi çuar përpara Reformën në Drejtësi.

fax