Një stjuardes ka vdekur tragjikisht pasi pësoi një atak në zemër në ajër gjatë një fluturimi nga Bahreini në Paris.
Stuardesi Yasser Saleh Al Yazidi u sëmur në fluturimin GF-19 të Gulf Air, i cili u nis nga Bahrain International në orën 1:40 të mëngjesit të së martës për në aeroportin Charles de Gaulle të Parisit.
Pilotët u detyruan të bëjnë një ulje urgjente në Erbil në rajonin e Kurdistanit të Irakut, në mënyrë që Yasser të mund të merrte kujdes mjekësor.
Ekipi mjekësor e transferoi menjëherë stjuardesin në një spital aty pranë i cili u shpall i vdekur në momentin e mbërritjes, raporton Daily Mail.
Avioni po flutuornte në një lartësi prej 4300 metrash mbi Irak kur Yasser u sëmur, tha për mediat irakiane drejtori i aeroportit të Erbilit Ahmed Hoshyar.
Fluturimi u ndalua për rreth katër orë në aeroportin ndërkombëtar të Erbilit para se pasagjerët të mund të vazhdonin udhëtimin e tyre për në kryeqytetin francez.
Në një deklaratë të Gulf Air të lëshuar pas vdekjes së Yasser thuhej: “Airporti kombëtar i shpreh ngushëllimet më të thella familjes dhe të dashurve të anëtarit të ekuipazhit dhe konfirmon se fluturimi rifilloi për në Paris siç ishte planifikuar.”