Pësoi arrest kardiak gjatë hedhjes me parashutë, 70 vjeçari çek ra mes shkëmbinjve

0
154

Një turist çek humbi jetën sot pasi pësoi arrest kardiak teksa u hodh me parashutë në Palasë. Ngjarja ndodhi rreth orës 15:00 kur turisti 70 vjeçar ra në vendin e quajtur “Përroi i Palasës”. MZSH Himarë mori njoftim për rrëzimin e turistit me parashutë dhe u nisën menjëherë në vendin e ngjarjes në fshatin Palasë.

Personi kishte rënë në një lartësi në mes të shkëmbinjve dhe për pasojë ka ndërruar jetë. U bë e mundur nxjerrja e trupit nga vendi i ngjarjes nga gjashtë zjarrfikës.