“Pësojmë gola shumë shpejt”, Sylvinho nuk fshihet: Jemi larg asaj që duhet, Shqipëria duhet të rritet

0
17

Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve, pas disfatës me shifrat 1-2 ndaj Ukrainës në Nations League.

Pse humbëm sot?

Sepse kemi luajtur shumë keq në 15 minutat e para. Shënuam gol në minutën e 4-të dhe të 9-të. Çmim që duhet paguar, është nivel i lartë në të cilin po luajmë.

Kush gaboi në pjesën e parë?

 

 

Vitin e kaluar ne jemi kualifikuar në Euro 2024 duke qenë në vendin e parë. Për arsye të diferencës së golave jemi në vendin e katërt. Kjo është diçka që iu përket të gjithëve.

Pësuam dy gola shumë të thjeshtë…?

Na ka ndodhur dhe me Çekinë një dalje e topit përpara. Ajo që duhet të korrigjojmë është të mos pësojmë gol në minutat e para. Duhet të përmirësohemi dhe të rritemi, sepse sapo kemi kaluar Europianin.

A mund të ndryshoni taktikisht, jo standard si gjithmonë?

Nuk mendoj që duhet të ndryshojmë modul loje. E kemi ndryshuar shpesh nga 4-3-3 në 4-2-3-1. Ne e pamë që në pjesën e dytë Ukraina u tërhoq më tepër dhe ne kishim mundësi për të dalë më para dhe kishim mundësi për të luajtur me një tjetër sulmues.

Aktivizimi i Asanit i sforcuar pasi nuk ishte mirë fizikisht? Zëvendësimi i Dakut?

Përsa i përket Asanit, ai pati një problem të vogël me Çekinë pasi kemi bërë rezonancë magnatike kishte dëmtim të vogël. Pasi kam biseduar me doktorin dhe lojtarin e kam pyetur nëse ishte i gatshëm për t’u futur në fushë dhe dje është vendosur që ai të ishte titullar. Ndërsa Daku ka qenë një zgjedhje taktike, pasi ishte e vështirë të merrnim topin me forcë. Uzuni luan më mirë në hapësira.

(BalkanWeb)