Pezullohet AKU, inspektorët në “sitë”/ Denaj: Ngrihet Komisioni nga Universiteti Bujqësor për vlerësimin e tyre

0
2

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, theksoi se kanë marrë masa të menjëhershme për forcimin e kontrollit dhe transparencës në aktivitetin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU).

Kjo lëvizje shtoi ajo ka ardhur  pas shtimit të ankesave dhe shkeljeve të konstatuara në terren. Ministrja theksoi se ka urdhëruar pezullimin e ushtrimit të aktivitetit te inspektimeve pa planifikim paraprak dhe të pamiratuara.

Po ashtu, Denaj theksoi  se inspektorët e AKU-së do t’i nënshtrohen vlerësimeve rreth përgatitjeve të tyre .

“Kam urdhëruar pezullimin e ushtrimit të aktivitetit te inspektimeve pa planifikim paraprak dhe të pamiratuara. Ky urdhër ka një bazë edhe ngritjen e një komisioni të posaçëm me 5 anëtarë. Falënderoj mbështetjen e UBT, i cili do të ketë tre anëtarë në këtë komision. Komisioni do të vlerësojë në formë të shkruar inspektorët e AKU. Aplikantët e rinj do të jenë fokusi i këtij institucioni që do të sjellë një qasje dhe etikë të re.”, theksoi Denaj./abcnews.al