Pezullohet puna në gjykatën e Elbasanit

0
2

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E SHKALLËS SË PARË E JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM ELBASAN

Elbasan, më 07.10.2025

NJOFTIM

(Në lidhje me zhvillimin e seancave gjyqësore)

Në kuadër të transparencës dhe mirëinformimit, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan njofton të gjitha palët në proces gjyqësor dhe grupet e interesit se:

Në respekt dhe solidarizim për ngjarjen e rëndë të humbjes së jetës në mënyrë tragjike në krye të detyrës të gjyqtarit të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm z. Astrit Kalaja, do të pezullohen të gjitha seancat gjyqësore të planifikuara për datat 07.10.2025 dhe 08.10.2025, me përjashtim të seancave gjyqësore të karakterit të ngutshëm që lidhen me masat e sigurimit, për shkak të pjesëmarrjes së Trupës Gjyqësore në homazhet që do të mbahen në nder të kujtimit të gjyqtarit z. Astrit Kalaja.

Faleminderit për mirëkuptimin tuaj!

GJYKATA E SHKALLËS SË PARË E JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM ELBASAN