Pickimet nga gjarpri apo merimanga e zezë kanë qenë të shpeshta në këtë periudhë, si në radhët e vendasve, por dhe të turistëve që preferojnë ngjitjet në male.
Madje ka pasur raste edhe në Tiranë. Shefi i shërbimit të toksikologjisë në QSUT u kërkon qytetarëve të drejtohen në qendrën shëndetësore më të afërt brenda dy orëve të para pasi helmimi nga gjarpri mund të jete dhe vdekjeprurës.
Shefi i shërbimit të toksikologjisë u bën thirrje qytetarëve që nëse kanë afër një qendër shëndetësore të mos manipulojnë me metoda tradicionale pasi shpesh shkaktojnë dëme.
Helmimi mund të ndodhë edhe në det nga një peshk helmues apo djegiet nga kandili.
Çdo qendër shëndetësore tha Andrin Tahiri është pajisur me barin kundër gjarpërinjve i cili kurrsesi nuk duhet përdorur nëse blihet në farmaci pa konsultën e një mjeku.
Top Channel