Pickohet nga grenza, vdes në vend 68-vjeçarja

0
114

Një grua britanike ka vdekur pasi është pickuar nga një grenzë në një restorant.

Gruaja, 68 vjeç, mendohet se ka pësuar tronditje anafilaktike kur është pickuar.  Mësohet se ajo vdiq në Teulada-Moraira, Costa Blanca në Spanjë.

Në momentin që është pickuar ishte në bar sportiv La Sabatera me familjen dhe miqtë

Reagimet më të rënda ndaj pickimeve të grerëzave quhen anafilaksi (Ndodh kur trupi juaj shkon në shok në përgjigje të helmit të grerëzave)

Simptomat e një reaksioni të rëndë alergjik ndaj pickimit të grenzës përfshijnë ënjtje në fytyrë, buzë ose fyt, kruajtje në zonat që nuk preken nga pickimi dhe vështirësi në frymëmarrje.