Piloti e deklaroi në ajër, avioni kthehet me urgjencës mbrapsht

0
120

Një avion me rreth 300 pasagjerë në bord është detyruar në kthehet në Heathrow të Londrës pasi kishte fluturuar për 40 minuta kur u zbulua se ndihmës piloti nuk kishte kualifikimin e duhur për të kryer një fluturim të tillë.

Një avion me 300 pasagjerë në bord ka ndërprerë fluturimin dhe është rikthyer në aeroportin Heathrow të Londrës, pasi ndihmës piloti nuk kishte kualifikimin e duhur për të kryer një fluturim të tillë.

Mediat e huaja bëjnë me dije se pas 40 minutash fluturim, avioni Airbus A330 i Virgin Atlantic Airlines, i cili u ngrit nga aeroporti Heathrow në Angli për të shkuar në Nju York është kthyer në mes të udhëtimit.

Vendimi për kthimin e avionit është marrë menjëherë pas rrëfimit të ndihmës pilotit se ai nuk e ka kualifikimin e duhur për të bërë një udhëtim të tillë. /abcnews.al