Një 38-vjeçare dhe një 15-vjeçare janë paraqitur në pavionin e Toksikologjisë për ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se kanë konsumuar medikamente mbi dozën e lejuar.
Policia bën me dije se të dyja shtetaset ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa po punohet për sqarimin e rrethanave të rastit.
Njoftim:
Në pavionin e Toksikologjisë kanë shkuar për ndihmë mjekësore një 38 vjeçare dhe një 15 vjeçare, pasi dyshohet se kanë konsumuar medikamente mbi dozën e lejuar. Të dyja shtetaset ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Punohet për sqarimin e rrethanave të rastit.
(BalkanWeb)