Pioli: Milani duhet t’i dominojë ndeshjet, ju tregoj ku po çalojmë

0
185

Milani u kualifikua me vuajtje në raundin tjetër të Europa League, pasi barazoi 1-1 në ndeshjen e dytë kundër Crvena Zvezda. Trajneri Stefano Pioli evidentoi problematikat e skuadrës së tij, në deklaratën e dhënë për Sky Sport Italia.

“Skuadra mund të jetë e re, por është e pjekur. Është e qartë që nuk jemi në momentin tonë më të mirë. Fitoret e shumta na dhanë energji dhe besim, elementë që po na mungojnë pak”.

“Është për të ardhur keq që nuk e kontrolluam më mirë situatën, duke pasur më shumë saktësi në pasimet tona. Gjithsesi gjëja më e rëndësishme ishte të kualifikoheshim kundër një ekipi që na shkaktoi probleme në të dy dyja ndeshjet”.

“Në ndeshjen e parë nuk e kërkuam golin e tretë dhe fjetëm mbi dafina. Në ndeshjen e dytë nuk vepruam njëlloj, patëm mundësi shënimi me Rebic dhe Ibrahimovic. Në këtë nivel detajet bëjnë diferencën”.

Pioli, Ibrahimovic dhe Calhanoglu

“Nëse mendojmë për sezonin tonë, ka plot gjëra pozitive. Sezoni nuk mbaron këtu, fitimi i Europa League të jep një vend në Champions League. Jemi duke bërë më shumë gabime dhe nuk jemi aq të fortë sa kemi qenë në të kaluarën, por është me shumë rëndësi që u kualifikuam”.

“Mendoj se kemi të bëjmë me një lodhje psikologjike të skuadrës, jo fizike. E kemi nisur gjithçka në raundet eliminatore. Unë përpiqem të karikoj skuadrën gjatë gjithë lojës, t’u jap atyre motivimin e duhur.

Ndoshta ata ende nuk kanë nisur ta ndjejnë presionin. Po bëjmë një sezon të mirë dhe duke kaluar në momente të vështira na ndihmon të bëhemi më të fortë në të ardhmen”.

“Në të shkuarën kemi mundur të kontrollojmë më shumë ndeshjet dhe të krijonim më shumë raste për shënim. Kundërshtarët na njohin më mirë tani dhe nuk po luajmë aq shpejt sa duhet. Duhet t’i dominojmë më shumë ndeshjet, të lëvizim të koordinuar dhe të jemi më agresivë para porte”, përfundon Pioli. / abcnews.al