Futbollisti , Gerard Pique është kryefjala e mediave spanjolle për shkak të një tradhtie të mundshme.
Sipas dy punonjëseve (Lorena Vazquez dhe Laura Fa) të gazetës “El Periodico”, futbollisti i Barcelonës është takuar me një vajzë 20-vjeçare, e cila është studente dhe mikpritëse e evenimenteve në Barcelonë. Deri më tani identiteti i saj nuk është bërë i ditur, pavarësisht pretendimeve.
E kundërta po ndodh në rrjete sociale ku pretendohet se ai e ka tradhtuar Shakirën, me nënën e bashkëlojtarit të tij te Barcelona, Pablo Gavi.
Pique dhe Shakira nisën lidhjen e tyre pasi u njohën në Kampionatin Botëror të vitit 2010, por deri më tani nuk janë martuar formalisht. Ata janë prindër të dy fëmijëve, Milan dhe Sasha. Njëkohësisht çifti kanë një diferencë moshe prej 10 vitesh nga njëri-tjetrin.
