Pas rezultatit 8-2 të ndeshjes në gjysëmfinalen me Bayern, katalanasit janë të shokuar nga disfata që pësuan.
I nervozuar me disfatën dramatike, Pique nuk u kursye duke u shprehur, se në rast se klubi ka nevojë për gjak të ri ai ishte i pari që do të pranonte të largohej.
“Klubi ka nevojë për ndryshime, e kemi prekur fundin. Nëse klubi ka nevojë të sjellë gjak të ri, unë jam i parë që pranoj të largohem.
Është një ndeshje e tmerrshme, është e turpshme… në Europë nuk mund të dalim kështu, nuk është as hera e parë e as e dyta, shpresoj të shërbejë për diçka”, – u shpreh ai.
Pique duket mjaft i shqetësuar sepse sipas tij kjo kjo situatë shihej prej disa vitesh dhe tani ka ardhur momenti ndoshta për t’i dhënë një zgjidhje.
”Shihet prej disa vitesh, pavarësisht nga lojtarët dhe trajnerët. Ky është realiteti, është e vështirë, kemi arritur deri në një pikë ku nuk ka shumë për të bërë. Sot është një performancë e papranueshme”, tha ai.
hashtag.al