Andrea Pirlo ka nisur revolucionin te ekipi i Juventus, afrimi më i ri do të jetë trajneri i dytë i skuadrës, që sipas të gjitha gjasave është legjenda mbrojtjes dhe ish-kampioni botës, Aleksandër Nesta.
Oferta ka disa ditë që është në tavolinën e Nestës, raportojnë mediat Italiane. Momentalisht ai është trajneri i Frossinoes që militon në kategorinë e dytë italiane, ditët e fundit humbi shancin e artë për të kaluar në Seria A, ku u mund nga Spezia në ndeshjen kualifikuese.
Kjo ishte edhe arsyeja kryesore që Nesta nuk e ka pranuar akoma ftesën e bërë nga Pirlo.
Dje, klubi Juventus ka njoftuar se është afruar si asistent i Pirlos, ish-trajnerin e Hjdukut të Splitit ,Igor Tudor .
© SYRI.net