Pirlo i shpëton shkarkimit, të paktën deri në fund të sezonit

0
206

Andrea Pirlo i ka shpëtuar shkarkimi nga posti i trajnerit të Juventusit, megjithëse u turpërua 3:0 nga Milani, dhe do ta drejtojë skuadrën kundër Sassuolos të mërkurën.

Pirlo u emërua trajner i Juves në verën e kaluar, duke e zëvendësuar Maurizio Sarrin pas një sezonin në Allianz Stadium, dhe karrierën e trajnerit e nisi me bardhezinjtë, transmeton Gazeta Express.

Ka qenë një sezon shumë i vështirë për ish-mesfushorin italian dhe drejtuesit e Juventusit u takuan sot për ta diskutuar të ardhmen e tij.

Sipas mediave italiane, Pirlo do të lejohet ta udhëheqë skuadrën deri në përfundim të sezonit, pra në tri ndeshjet e mbetura, pasi klubi nuk ka opsione për ta zëvendësuar dhe ka orar të ngjeshur.

Juventusi përballet me Sassuolon në Mapei Stadium të mërkurën dhe pastaj me Interin pas tri ditëve.

Juventusi është në vendin e pestë në Serie A dhe rrezikon të mos kualifikohet në Liigën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, por madje edhe një vend në garën prestigjioze nuk duket se do t’i mjaftojë Pirlos për ta shpëtuar vendin e punës këtë verë./Gazeta Express/